Turizëm në fshatin 8 mijë vjeçar, zbulimet në Lin të Pogradecit shumëfishuan pushuesit

Zbulimet arkeologjike që e nxjerrin Linin si vendbanimin më të vjetër në Europë, kanë shtuar ndjeshëm interesin e turistëve të huaj për ta vizituar.

Vetëm në 7 muajt e parë të vitit, fshati ka pritur mbi 5 mijë vizitorë, kryesisht të huaj, të cilët shfaqin interes të veçantë për fshatin dhe për bazilikën paleokristiane.

‘’Rreth 5 mijë vizitorë ku pjesa më e madhe e tyre mbi 70% janë të huaj krahasuar me vitin e shkuar janë realtivisht të larta duke ditur që jemi në mesin e sezonit turistik’’, u shpreh drejtori i Turizmit Ledjan Zeqollari.

Për të huajt, Lini, natyra dhe gjithçka që ndodhet përreth mbetet një surprizë sapo e shohin nga afër.

Rritja e numrit të pushuesve ka bërë që dhe bizneset por edhe zona të zhvillohen

Megjithatë, një problematikë që është raportuar edhe nga vetë vizitorët mbetet infrastruktura rrugore.

Lini pritet të përballet me një rritje të mëtejshme të numrit të vizitorëve, për shkak të konfirmimit zyrtar si vendbanimi më i vjetër i Europës, rreth 8,500 vjeçar.

EMISIONET