Tenderi “i kuq” i Agron Malajt/ Bashkia Mat i jep qindra mijëra euro kompanisë me ofertën më të lartë
Bashkia e Matit ka mbyllur prokurimin e radhës me flamur të kuq. Për rikualifikimin urban i bllokut “Lagjja e Re” në qytetin e Burrelit, institucioni që drejtohet nga Agron Malaj, ia ka dhënë kompanisë që kërkoi rreth 5 mijë euro më shumë se konkurrenti tjetër që Bashkia e Matit e ka skualifikuar nga gara.
Bashkia e Matit ka shënuar një tjetër tender me flamur të kuq. Bëhet fjalë për prokurimin që ka si objekt rikualifikimin urban i bllokut “Lagjja e Re”, i cili është mbyllur në datën 1 mars të këtij viti.
Në procedurën me vlerë 241 mijë euro, kanë marrë pjesë tre kompani.
Dy prej tyre janë skualifikuar nga gara dhe fitues është shpallur subjekti “Ndregjoni” që kishte kërkuar sa 99.3% të vlerës së tenderit për të realizuar punimet.
Një nga kompanitë e skualifikuara është “EURO-ALB”, e cila kishte kërkuar rreth 5 mijë euro më pak se kompania fituese për të kryer punën.
Bashkia Mat në arsyet e skualifikimi të saj shprehet se subjekti në fjalë në dokumentet e dorëzuara nuk ka shënuar numrin e amzës të diplomave të punonjësve të saj, si dhe kompania në mjetet që disponon ka deklaruar rrul minimumi 8 tonë, ndërsa kërkesa e tenderit është për rrul deri në 8 ton.
Por pas shqyrtimit që i ka bërë platforma “Open Procurment” tenderit në fjalë, e ka futur në kategorinë e “Flamurit të Kuq”, me mbishkrimin e skualifikimit të padrejt të operatorëve konkurrues përveç fituesit.
Ky është një tjetër rast që i shtohet listës së gjatë me tendera të dhëna duke cënuar garën e drejt, institucionit që drejtohet nga Agron Malaj.
Gjithashtu, është një arsye më shumë që SPAK të ketë një nismë hetimore.