“Duhet të më kërkojnë falje të gjithë”, Fero flet për çështjen me Arbenita Ismajlin: Jam shpallur i pafajshëm

Reperi Fero ka folur për rikthimin e tij në muzikë dhe për një kapitull të ri në karrierë, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Prive” në Klan Kosova.
Artisti ka ndarë detaje rreth planeve të tij të ardhshme muzikore, por është ndalur edhe te periudha e vështirë që ka kaluar në jetën personale. Një nga temat e trajtuara gjatë intervistës lidhej me akuzat për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Fero dha versionin e tij lidhur me çështjen dhe foli për procesin gjyqësor, ndërsa deklaroi se është shpallur i pafajshëm për akuzat ndaj tij.
“Jam shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Duhet të më kërkojnë falje të gjithë analistët”, u shpreh reperi.
Ai bëri të ditur se tashmë dëshiron ta lërë pas këtë periudhë dhe të përqendrohet te muzika dhe projektet e reja.
Sipas Feros, rikthimi në skenë shënon fillimin e një faze të re në karrierën e tij, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt publiku do të ketë mundësi të dëgjojë materiale të reja.
Kujtojmë se Fero ishte larguar nga muzika disa vite më parë, duke deklaruar në atë kohë se kishte vendosur t’i përkushtohej fesë islame. Tashmë, reperi ka vendosur të rikthehet sërish në skenën muzikore.

