"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve", Sula: Çmimi jashtë normave, po dëmton ekonominë shqiptare

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve", Sula:

Partia Demokratika ka kërkuar shfuqizimin e Bordit të Karburanteve, seancë që u zhvillua sot në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përfundimit të saj, deputetja Dhurata Çupi tha se ky është një bord publik privat ku disa tregtarë bëhen pjesë të qeverisë.

“Në shtator depozituam kërkesën. U paraqitën qartësisht se akti normative është në cenim të thellë për sa i përket tregtisë së lirë, mbrojtjes së çmimeve abuzive të karburanteve. Një bord publik privat, i paparë në vende të tjera, ku pesë tregtarët bëhen pjesë të qeverisë.

Çmimet e karburantit kanë qenë të jashtëzakonshme më të larta se në 30 vite. Çmime abuzive dhe tepër të larta. Ky projektligj duhet të shfuqizohet”, tha Çupi.

Ndërkohë deputeti Dashnor Sula tha se bordi dëmton ekonominë e shqiptarëve.

“Bordi është ngritur enkas. Çmimet në pakicë dhe shumicë kanë qenë dukshëm më të lartë. Për shkak të konkurrencës, u gjet mekanizmi dhe forma që të ngrihej një bord i caktuar.

Baza e një tregu ekonomik është konkurrenca. Çmimi I karburantit të rritur në Shqipëri është jashtë normave. Si ka mundësi që brenda 3-4 orëve çmimi rritet? Është haptazi përfitues.

Po të kemi parasysh dhe faktorët ndërkombëtar, kemi raste flagrante që janë kapur mijëra tonelata naftë kontrabandë në brigjet shqiptare. Kemi të bëjmë me mënyrë përfitimi në forma të ndryshme. Ne kemi bërë një studim për sa I përket, numrit të makinave dhe imprortit të naftës”, tha Sula.

EMISIONET