Meta: Shqiptarët të parët për azil, korrupsioni u përkeqësua në 10 vite qeverisje të Ramës
Kreu i PL Ilir Meta, nisur nga raporti i Freedoom House, deklaroi se Shqipëria zinte vendin e fundit në botë për lirinë, ndërsa korrupsioni është përkeqësuar në këto 10 vite.
Kjo ka sjellë sipas tij që shumë të rinj të largohen nga vendi.
“Freedon House është shprehur në raportin e fundit për liritë në botë se korrupsioni dhe krimi organizuar mbeten problemet më serioze për Shqipërinë. Ndërkohë për fat të mirë ashtu si dhe Transparency International edhe Freedom House vlerëson se Kosova pësoi një përmirësimet më të shquara në nivel global.
U bënë më shumë se 10 vite që Edi Rama është kryeministër dhe situata me korrupsionin dhe me krimin e organizuar vazhdon të përkeqësohet. Janë këto faktorët kryesorë që tregojnë të gjithë indikatorët që vlerësojnë qeverisjen sepse shqiptarët po largohen masivisht nga vendi dhe për fat të keq janë të parët në Europë dhe në botë në këtë drejtim.
Pasqyrat e nxjerra nga autoritetet shtetërore britanike tregojnë se Shqipëria është e para dhe i vetmi vend në kontinentin europian për vitin 2022. Edhe për numrin e të kaluarve me gomone drejt Britanisë së Madhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre sërish Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës dhe sektit të tij të Rilindjes është e para për Britaninë e madhe për vitin 2022.
Jo vetëm kaq por ja kalon edhe vendeve shumë të mëdhaja në botë dhe që janë në një gjendje lufte si Afganistani, Iraku, Siria, Sudani etj.
Pra, edhe një herë në top ten, në krye të dhjetë vendeve që kanë aplikuar në Britaninë e Madhe ja ku është Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës. Është Shqipëria e para, pastaj na ndjek Afganistani, pastaj Irani, pastaj Iraku, pastaj Siria, pastaj Bangladeshi, pastaj Eritrea, pastaj India, pastaj Sudani dhe në fund Pakistani.
Asnjë vend në kontinentin Europian nuk është në dhjetëshe, asnjë vend i rajonit tonë nuk është në dhjetëshe. Ja dhe dhjetëshja tjetër. Kjo ishte për numrin e përgjithshëm.
Tani për numrin e atyre që mbërrijnë përmes varkave, përmes skafeve në Britaninë e Madhe duke rrezikuar jetën në La Mansh. Ja ku është Shqipëria padyshim që dhe këtu do të ishte e para. Dhe shikoni se çfarë vazhdon pas vendit tonë. E pra, kjo situatë alarmante kërkon një mobilizim të të gjithëve dhe në radhë të parë, të të rinjve dhe të të rejave për të ndryshuar këtë qeveri por kërkon një angazhim dhe ndërgjegjësim dhe të prindërve të tyre, të gjyshërve, të gjysheve në mënyrë që edhe të rinjtë që kanë mbetur të mos vazhdojnë të largohen nga vendi me çdo çmim, shumë më tepër sesa ata nga vendet e tjera që janë në gjendje lufte, por njëkohësisht edhe t’u japim rrugën e rikthimit të shpresës në vendin e tyre të gjithë të rinjve dhe të rejave të gjithë shqiptarëve që janë larguar për shkak të pamundësive këtu jo për arsye se nuk e duan vendin e tyre.
Me rastin e 7 marsit ju tregova një statistikë shumë të rëndë sesi është përkeqësuar gati me 20%, fiks 19% numri i të rinjve që kanë përfunduar shkollat e mesme dhe të larta në 10 vite nga 2010-2021. Nga 74% e sa përqind që kishte qenë ka vajtur 55%, ndërkohë të gjitha vendet e tjera të rajonit tonë e kanë mbi 90% dhe të gjitha kanë qenë me përmirësim.
Sepse është mungesa e mbështetjes për arsimimin, mungesa e mbështetjes për arsimin parashkollor, para universitar dhe për universitetet për kërkimin shkencor, për mbështetjen e start-upeve për mbështetjen për inovacionin dhe për dijen. E cila demotivon të rinjtë dhe të rejat tona që të vazhdojnë shkollën por është edhe pamundësia e madhe ekonomike dhe sociale e familjeve shqiptare për t’i mbështetur të rinjtë dhe të rejat për të ndjekur studimet e tyre në kushtet kur çmimet janë ngritur shumë ndjeshëm si në asnjë vend tjetër të rajonit dhe kjo për shkak të korrupsionit të kësaj qeveria dhe të bordeve të oligarkisë që komandon rilindja”, tha Meta.