Pronave të shtetit “u del pronari”, Lame: Të mërkurën kalon VKM! Mosregjistrimi i tyre ka lënë vend për abuzime.

Kadastra shqiptare ka lançuar platformën për regjistrimin e pronave shtetërore me qëllimin për ti dhënë fund abuzimeve të ndodhura ndër vite. Një vendim qeverie pritet të miratohet të mërkurën ndërsa kreu i kadastrës Artan Lame, tha se institucionet kanë tashmë një portal në dispozicion në faqen e agjencisë, për të aplikuar për regjistrimin e pronave. Lame mori si shembull Presidencën, e cila nuk ka asnjë pronë të regjistruar në sistem, por tha se mosregjistrimi ndër vite ka krijuar hapësira për abuzime me pronat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shëndetësisë apo të Arsimit.

Një numri të konsiderueshëm asetesh që i përkasin institucioneve shtetërore, u ka dalë pronari privat pasi rezultojnë të paregjistruara në kadastër. Kreu i agjencisë Artan Lame tha se në total janë 240 mijë asete publike, ndërsa prej këtyre rasteve janë oborri i burgut të Shënkollit, qendra spitalore “Nënë Tereza” apo edhe pjesa ushtarake e portit të Shëngjinit.

Lame: “Sot kemi arritur të identifikojmë rreth 260 mijë prona shtetërore në të gjithë teritorin e republikës. Ishin përpjekjet e jashtëzakonshme që bëri Ministria e Mbrojtjes, për të shpëtuar atë çfarë mund të shpëtojë nga baza ushtarake e Shëngjinit, apo burgu i Shenkollit në Lezhë që i ka dalë pronari, oborrit të burgut, qëndra spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë”.

Sipas Lames, kjo situatë ka ardhur si shkak i  mos regjistrimit të pronave nga institucionet.

Lame: “Ky abuzim ka nisut për shkak të mos rregjistimit ndër vite, të pronës shtetërore. Është abuzuar me pronën shtetërore të institucioneve që kanë pasur  hapje në tërritor”

Lame u shpreh se të mërkurën do të kalojë në qeveri një VKM, për regjistrimin e pronave shtetërore, ndërsa për këtë proçes, është krijuar edhe një portal më vete.

Lame: “Të mërkurën do kaloj në qeveri një VKM për përditësimin e pronave publike, kjo VKM do saktësoj proçedurat se si do identifikohen, saktësohen dhe më von do të rregjistrohen këto prona”.

Lame u bëri thirrje drejtuesve të institucioneve publike që të fillojnë identifikimin e pronave të institucioneve të tyre dhe të presin grupet e punës të Kadastrës, për të vijuar më tej procedurat.

EMISIONET