POGRADECI PA KRAHË PUNE/ Kryetari i bashkisë inspektim në disa biznese, mungesë e zanatçinjve
Bizneset në qytetin e Pogradecit shohin si shqetësim kryesor mungesën e krahut të punës. Kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli sheh si zgjidhje angazhimin e studentëve të shkollave profesionale.
Mungesa e krahut të punës, veçanërisht të zanatçinjve shihet edhe në qytetin e Pogradecit. Në një inspektim në një prej subjekteve, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli u njoh me nevojat e sipërmarrësve të cilët theksuan mungesën e punëtorëve.
Për të zgjidhur këtë problematikë, u propozua angazhimi i studentëve të shkollave profesionale, që do të paguhen për punën të cilën do të kryejnë
Për profesionistët në qytetin liqenor edhe pagat duket se kanë ndryshuar duke nisur nga 600 euro e duke arritur deri në dy mijë për punonjësit me eksperiencë.


