Po ikin veterinerët! Me paga të ulëta e pa transport, çdo vit largohen 50-60 veterinerë. Elezi: Nevojat janë të mëdha

Ymer Elezi, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar deklaron se çdo vit largohen nga Shqipëria 50 deri në 60 mjekë kafshësh. Ai thotë se gjithsej janë rreth 1.200 veterinerë, ndërkohë që nevojat në vend janë shumë më të mëdha.

Edhe veterinerët po largohen nga Shqipëria.

Çdo vit, rreth 60 persona të cilët ushtrojnë këtë profesion vendosin të ikin jashtë vendit për kushte më të mira pune.

Në Shqipëri ata hasin vështirësi të shumta. Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ymer Elezi thotë se pagat janë të ulëta ndërsa transporti nuk mbulohet.

Elezi kërkon që ky profesion të vlerësohet.

Ai bën thirrje qeverisë të rrisë pagat për veterinerët ashtu siç ka bërë për mjekët.

Teksa shumë largohen, të pakët janë ata që e zgjedhin këtë profesion. Elezi thotë se nevojat për mjekë veterinarë janë shumë të mëdha.

Sipas të dhënave rezultojnë se në Shqipëri e ushtrojnë profesionin e mjekut veterinar rreth 1 mijë e 200 persona.

EMISIONET