Nuk ka qumësht/ Fermerët të shqetësuar: Detyrohemi të rrisim çmimin. Mungesa e bagëtive se janë rritur kostot

Rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit përpunuesit e qumështit në Fier e arsyetojnë me mungesën e qumështit në Treg. Ata thonë se fermerët e vegjël kanë hequr bagëtitë për shkak të rritjes së madhe të kostove, dhe kjo ka çuar efektin zinxhir në mungesën e qumështit, e për pasojë rritjen e çmimit të nëprodukteve të tij. Skenat e subvencionimit ta thonë se nuk po funksionojnë ndërsa propozojnë subvencionim për litër qumështi, dhe jo për krerë bagëtie.

Prej disa muajsh çmimet e produkteve të bulmetit janë rritur ndjeshëm dhe e gjitha vjen si pasojë e mungesës së qumështit, sipas ekspertëve.

Rritja e kostove ka detyruar fermerët të ulin numrin e bagëtive, ndërsa atë sasi të vogël qumështi baxhot e përpunimit e blejnë më shtrenjtë.

Syrja Tomorri, i cili prej 23 vitesh ka përpunuar qumësht në baxhon e tij në Velmish të Rroskovecit pohon se disa vite më parë mblidhte tek fermerët e fshatrave përreth e më gjerë një sasi tepër të madhe qumështi.

Ndërsa sot, thotë ai, arrin të grumbulloje vetëm 4 tonë në ditë në fermat e vogla dhe në stane.

Përballë kësaj situate, përpunuesi i qumështit është shprehur se shteti duhet të ndihmojë me subvencione në mënyrë që të mos i drejtohemi importit për të plotesuar nevojat e tregut vendas.

Edhe për përpunuesin e qumështit në Boçovë të Fierit, Ylli Gega, situata është tepër shqetësuese.

Përpunuesit kanë pohuar, gjithashtu, se skema e subvencioneve për krerë bagëtie nuk po e ndihmon këtë sektor, teksa kanë theksuar se është e nevojshme te rimbursohet direkt çdo fermer për litër të qumështit.

EMISIONET