''Paratë e pista vijnë nga Rusia'', Ruko: Trafikantët rusë investojnë në Shqipëri për të pastruar paratë
Anëtarja e Këshillit Bashkiak nga Lëvizja Bashkë, Mirela Ruko e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri vijnë para nga trafikantë rusë të cilët investojnë për të pastruar paratë.
Ruko: Ajo që po ndodh në vendin tonë nuk është se është hera e parë që ndodh në historinë e njerëzimit.
Janë raste të cilat kanë ndodhur edhe në vende të tjera, përmend këtu Spanjën, Rusinë, Mbretërin e Bashkuar.
Paratë e pista pastrohen, paratë e pista kanë nevojë të pastrohen që të vendosen në qarkullim.
Shqipëria është kthyer në një vend ku po pastrohen paratë e pista.
Nga ato informacione që unë kam dhe kam dëgjuar dhe kam folur nuk bëhet fjalë vetëm për paratë e pista të cilat krijohen nga trafikantët shqiptarë.
Bëhet fjalë edhe për para të pista të cilat vijnë nga trafikantë të tjerë që e kanë zotëruar tregun e drogës.
Një nga burimet dhe fjalët që qarkullojnë përsa i përket parave të pista nga vijnë ato pavarësisht se nuk e kam të konfirmuar është Rusia.
Pra në Shqipëri vijnë para nga trafikantë rusë të cilët investojnë për të pastruar paratë.