“Nami” me karburantet, Konfindustria: Dëmi në buxhetin e shtetit në 200 mln dollarë në vit nga kontrabanda

“Nami” me karburantet, Konfindustria: Dëmi në buxhetin e

Konfindustria vlerëson si mjaft shqetësuese vazhdimësinë e nivelit e ulët të zhdoganimit të karburanteve në Shqipëri edhe në vitin 2023, që përkthehet në kontrabandë dhe të ardhura të munguara në vlera tepër të lartë për buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave shtetërore në vitin 2023 janë zhdoganuar rreth 620 mijë ton karburante. Shifra e mësipërme është rreth 15% më e ulët krahasimisht me Kosovën ndërkohë, që duhet të ishte të paktën 30% më e lartë.

Sa më sipër, nëse krahasojmë numrin e automjeteve dhe madhësinë e ekonomisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Krahasimi bëhet edhe më shqetësues, nëse merret parasysh, se sipas të dhënave zyrtare Shqipëria gjatë vitit 2023 kishte edhe nivelin absolut prej 10 milionë turistësh.

Në kushtet e mësipërme vlerësohet/ se të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit nga kontrabanda e karburanteve janë jo më pak, se 200 milionë $/vit.

Konfindustria ripërsërit kërkesën e saj ndaj ekzekutivit për përmirësime thelbësore në luftën kundër kontrabandës, monopoleve, mungesës së konkurrencës në treg dhe uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve.

Kontrabanda e karburanteve në Shqipëri në raste të shumta bëhet edhe nga shtete si Rusia, Irani, Libia nën embargon e OKB.

Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon të karburanteve, që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik tërësor, rritjen e kostove të industrive dhe prodhimit vendor si dhe godet rëndë mirëqenien e qytetarëve.

EMISIONET