Kongresi i parë i Estetikës në Shqipëri/ Eventi u organizua nga Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor
Në Shqipëri u mbajt për herë të parë Kongresi Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar. Ky event u realizua nga Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor ku shpalosën rëndësinë që ka estetika dhe shëndeti i lëkurës.
Për herë të parë në Shqipëri u mbajt Kongresi Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar.
Me organizimin e Shoqatës së Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor, në fokus kishte rëndësinë e kujdesit për estetikë dhe shëndetin e lëkurës me anë të produkteve më inovatore.
Në të morën pjesë mjekë e specialist nga vendi e shtete të tjera.
Presidenti i Shoqatës SHPPAT, Ilir Tafaj theksoi rëndësinë e këtij eventi si dhe përfitimet nga ky profesioni.
“Përgjegjësia jonë si Shoqatë e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor është që të mbledhim risitë, inovacionet dhe t’ia dedikojmë mirëfilli profesionistëve të këtyre fushave. Kontributi ynë, nevoja është pikërisht në këtë hallkë lidhëse midis inovacioneve, të rejave dhe klientit fundor. Që do të thotë se ne do të investohemi në këtë sektor kaq të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, siç janë qendrat estetike dhe sallonet”, u shpreh Ilir Tafaj.
Nuk munguan momentet e argëtimit për të ftuarit. Një pjesë e veçantë e këtij organizimi ishte dhe një sfilatë mode, ku pasqyronte evoluimin e modës italiane.



