“INVESTONI, OSE NUK VOTOJMË”/ Banorët në Kurbin ngrihen në protestë
Më shumë se 70 familje në Kurbin deklarojnë se nuk do të votojnë nëse pushteti vendor do të vijojë t’i lërë në harresë. Mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe mungesa e kujdesit shëndetësor mbesin shqetësimet e tyre
Më shumë se 70 familjarë në Kurbin dolën në protestë për infrastrukturën rrugore.
Banorët shprehen se në 43 vite në këtë fshat ka pasur mungesë investimesh si në infrastrukturën rrugore, ashtu edhe në atë shëndetësore.
Për shkak të mungesës së reagimit nga pushteti vendor thonë se kanë ndërhyrë vetë, ndërsa ndër vite kanë marrë vetëm premtime
“Kemi ndërhyrë vetë, nuk shkojmë të votojmë”, thonë ata.
Ata i bëjnë thirrje bashkisë Kurbin të marr masa në mënyrë që të ndalohet, sipas tyre, braktisja e mëtejshme e zonës.


