“Importi” i krahut të punës/ Në Vlorë bizneset kërkojnë punonjës të huaj, s’ka fuqi vendase
Tregu vendas duket se nuk po furnizon më kompanitë me punonjës, ndaj sytë janë hedhur nga vendet e tjera. Agjentët rekrutues flasin për fuqi punëtore të huaj në Shqipëri ndërsa kërkesat e tregut vetëm në vlorë shkojnë deri në 400 mijë punonjës.
Ndërtimi, turizmi, fasoneritë janë kryesisht sektorët që në Vlorë po vuajnë më tepër mungesë e fuqisë punëtore.
Agjendi rekrutues i punonjësve të huaj Helidon Deliu tregon se sot është emergjente sigurimi i fuqisë punetore të huaj për t’i mbështetur këta sektor.
Helidon Deliu: “Vlora ka shumë kërkesa. Ka mbi 2-3 mijë kërkesa për punëtorë, të cilat janë të shpërndara në disa agjentë. Vetëm pastrimi kërkon gati 1500 punëtorë, për baret, restorantet, hotelet. Shërbimi kërkon mbi 2 mijë të tjerë. Fasoneria është diçka më pak, sepse fasoneritë në Vlorë janë më të tërhequra dhe ata që i kanë punëtorët nuk po kërkojnë, pasi nuk janë zgjeruar si aktivitete”.
Sipas tij kostoja e një punonjësi të huaj për t’u sjellë në Shqipëri shkon deri në 2000 dollarë, ku përfshihen dokumentacionet, sigurimet, viza, transporti, akomodimi dhe Këta punonjës sipas tij vijnë më Shqipëri me kontrata të rregullta 1 vjeçare dhe me kushte pune të përcaktuara.
Helidon Deliu: “Me legjislacion, neve nuk na lejohet që të marrim punëtorë nga jashtë me më pak se 20 për qind të pagës minimale. Pra duhet të jetë 20 përqind mbi pagën minimale që neve të na lejohet që ta importojmë punëtorin dhe të jepet leja përkatëse".
Sipas tij, ka edhe emigratë që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të arritur vendet e Bashkimit Evropian.
Helidon Deliu: “Nuk vijnë fare këtu, deri para pak muajve ka qenë që shumica e kontigjentit indian mund të kalonin tranzit nga Shqipëria. Pra po të kishin një vizë nuk qëndronin fare këtu, prisnin një raport dhe prisnin biletën dhe iknin në Serbi”.
Vetëm një agjent punonjësish si Helidon Deliu ka sjellë sot në Shqipëri mbi 250 punonjës të huaj, teksa kërkesat sot në Vlorë për fuqi punëtore i kalojnë 4 mijë.