OPERACION NË KADASTRËN E DURRËSIT/ Gjykata lëshon 12 masa sigurie për zyrtarë dhe privatë për tjetërsim pronash (EMRAT)

Një operacion i Prokurorisë së Durrësit ka çuar në vendosjen e 12 masave të sigurisë ndaj zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave privatë, të dyshuar për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave përmes dokumenteve të falsifikuara.
Hetimi ka në fokus Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, ku dyshohet se persona të përfshirë kanë bashkëpunuar për kalimin në mënyrë të paligjshme të sipërfaqeve të tokës shtetërore në pronësi private.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masa të ndryshme sigurie, nga arresti në burg, arresti në shtëpi deri te detyrimi për paraqitje në policinë gjyqësore.
Me masën "Arrest në burg" janë vendosur:
Ramazan Sheshi, i dyshuar për "Mashtrim", "Falsifikim dokumentesh" dhe "Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale";
Adrian Kona, i dyshuar për "Falsifikim dokumentesh" dhe "Shpërdorim detyre";
Bledar Zerba, i dyshuar për "Falsifikim dokumentesh" dhe "Shpërdorim detyre";
Rovin Zeqja, i dyshuar për "Falsifikim dokumentesh" dhe "Shpërdorim detyre".
Me masën "Arrest në shtëpi" janë vendosur:
Shaqir Sheshi;
Viktor Mataj;
Arianit Mataj;
Besnik Xhafa;
Këta persona dyshohen për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve".
Ndërkohë, me masën "Detyrim për paraqitje" janë vendosur:
Fiqeret Xhafa, e dyshuar për "Mashtrim", "Falsifikim dokumentesh" dhe "Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale";
Jonida Mergeja, e dyshuar për "Shpërdorim detyre";
Leandro Dervishi, i dyshuar për "Shpërdorim detyre";
Artur Çobani, i dyshuar për "Shpërdorim detyre".
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimeve të dyshuara dhe rolin e secilit person në procedurat e regjistrimit dhe kalimit të pronave.


