FMN përplaset me qeverinë: Inflacioni në Shqipëri nuk është i importuar

 

FMN përplaset me qeverinë: Inflacioni në Shqipëri nuk

Fondi Monetar Ndërkombëtar kundërshtoi deklaratën e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj se rritja e inflacionit është e importuar.

Rritjen e inflacionit e kemi inflacion të importuar.

“Inflacioni nuk është i importuar dhe kjo po cënon ekonominë vendase. Duhen politika për të stabilizuar këtë situatë” tha zyrtari i FMN-së

Përveç kësaj, qeveria thotë ekonomia vijon të jetë stabile dhe nuk i ka ndjerë ende efektet e krizës që do të vijë.

Edhe ky fakt përgënjështrohet nga FMN, që pohon se edhe pse efektet e krizës të shkaktuara nga konflikti në Ukrainë janë të kufizuara, ato janë të ndjeshme.

“Ekonomia shqiptare po përballet me krizën e Ukrainës. Efektet janë disi të kufizuara, por po ndjehen rritja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë.”

Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë të jetë e kujdeshme nga ana financiare dhe të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë.

‘Mbështetja fiskale duhet të jetë e përqëndruar tek ata që kanë nevojë pra te personat më të cënueshëm. Nga ana financiare kërkohet rritje e kujdesit pasi po jetojmë në një botë të ndryshme dhe kërkohet kujdes”.

Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ndikimet e inflacionit do të jenë të dukshme, edhe pse situata është e menaxhueshme.

“Ne analizat tona si banke qendrore ne parashikojme qe edhe ne skenarin me te keq te mos kemi nevoje per shtim kapitali. Nuk do te kete shtim kapitali, sistemi bankar do ta perballonte. Problemi eshte qe inflacioni normalisht do kete ndikim, por ky ndikim mund te menaxhohet.”

Ai deklaroi gjithashtu se pavarësisht nivelit të lartë të inflacionit prej 6.3%, rritja ekonomike e vendit do të vijojë.

Deklaratat u bënë në konferencën e organizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për tregjet e kapitalit.

EMISIONET