“Dyndje pushuesish në gjatë verës”/ INSTAT publikon të dhënat: Vetëm në gusht, 1.9 milionë të huaj

Instat raporton një rritje të fortë të pushuesve që zgjodhën Shqipërinë në muajin gusht. I cilësuar si rekord turistik, edhe dhomat e hotelerisë dhe bujtimet janë konsideruar të mbushura

Muaji gusht ka shënuar numrin më të lartë të pushuesve në Shqipëri.

Shifrat janë bërë publike nga instat ku thueht se vizitorët kanë rezultuar 64 për qind më shumë se i njëjti muaj i vitit të shkuar me 492,929 persona që kanë hyrë në territorin shqiptar.

306 mije shtetas kanë qenë të huaj kryesisht nga bashkimi evropian dhe 185 mije persona janë emigrant që kanë kaluar pushimet e verës në atdheun e tyre.

Sa i përket hotelerisë kanë qenë 1.5 milionë dhoma të shfrytëzuara në një muaj nga të huajt dhe 500 mije nga emigrantët.

“Dyndje pushuesish në gjatë verës”/ INSTAT publikon

Këtu janë përfshirë hotele apo dhe bujtina. Dibra, Lezha apo dhe Shkodra janë vizituar nga 55,189 shtetas vendas dhe 110.419 te huaj, per t’u pasuar më pas me jugun dhe rajonin qendror, si Tirana apo Elbasani.

Shqiptarët nga Kosova kanë qëndruar sërish në krye të listës së pushuesve, duke zënë 14,8%  të totalit të ndjekur nga italianët me 6 për qind e më tej gjermanët.

“Dyndje pushuesish në gjatë verës”/ INSTAT publikon

Në periudhën janar-gusht të këtij viti janë regjistruar rreth 8,1 milionë turistë.

EMISIONET