Korrupsioni zgjedhor, Hoxha: Shit-blerja e votave vijon të jetë shqetësues në Shqipëri. Partitë nuk duan zgjedhje të lira

Korrupsioni zgjedhor, për avokatin Arbër Hoxha vijon të mbetet një fenomen tejet shqetësues në shoqërinë shqiptare.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Hoxha theksoi se pavarësisht përmirësimeve që janë bërë, asnjëra nga palët nuk dëshiron që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Që nga vitin 1994 deri në vitin 2023, ligji ka ndryshuar 8 herë. Por sigurisht që korrupsioni zgjedhor ka qenë dhe vijon të mbetet fenomen penal dhe një nga shqetësimet kryesore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha vendet ish-komuniste.

Unë nuk besoj se partitë politike në Shqipëri, qoftë ato të majta, ashtu dhe ato të djathta kjanë të interesuara të ketë zgjedhje të lira dhe të pavarura. Dhe fatkeqësisht këto janë periodike, dhe as nuk kanë për të qenë në të ardhmen.

Por sigurisht që ka pasur përmirësime të herë pas hershme. Është bërë e modës që partitë humbëse akuzojnë njëra-tjetrën për vjedhje të rezultatit zgjedhor.

Pra, nuk besoj që partitë politike në Shqipëri, qoftë majtas, apo djathtas, kanë interes të drejtëpërdrejtë për të pasur zgjedhje të lira dhe të drejta.

Dhe kjo pasohet me mospasjen e një alternative politike dhe braktisjen e vendit nga shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera avokati Arbër Hoxha.

anila zyberaj arbër hoxha

EMISIONET