Baçi: Protesta nuk ndalet. PS ndryshoi ligjin për të emëruar Gjinushin, pasi ai e bleu Akademinë kur shiti partinë. Kjo situata në Kuvend

Opozita u rikthye të enjten me bllokim të parlamentit, çka e detyroi mazhorancën socialiste që të përjashtonte 23 deputetë të saj.

Lidhur me këtë aksion të ri, deputeti demokrat Luan Baçi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” sqaroi arsyet se pse e detyruan opozitën të nisë një betejë të fortë parlamentare.

“Çdo shkak ka dhe pasojën e vet. Flasim për një parlament që tashmë është dukshëm i kthyer në një noter të qeverisë dhe kryeministrit.

Flasim për një parlament që prodhon ligje thjesht në interesat e veta, ashtu siç ishte edhe ligji i ndryshuar për Akademinë e Shkencave, gjë që u bë vetëm për të emëruar Skënder Gjinushin në krye të Akademisë.

Pra kemi një parlament që harton dhe miraton ligje thjesht për një emër që e ka me qejf kryeministri dhe por arsyen se pse ku dorëzoi partinë e tij diku tjetër ai bleu Akademinë e Shkencave.

E solla si shembull për të teguar gjendjen ku është Parlamenti sot djhe kjo mazhorancë e korruptuar që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Dhe kjo është arsyeja se pse ajo përpiqet të bllokojë opozitën”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat Luan Baçi.

anila zyberaj luan baçi

EMISIONET