Demo: 50 bashki gati zonat prioritare, mbi 9 mijë aplikime në territor për Paketën e Maleve

Demo: 50 bashki gati zonat prioritare, mbi 9 mijë aplikime në territor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se “Paketa e Maleve” është zgjeruar në 50 bashki të vendit, ndërsa procesi i zbatimit po ecën me ritme të qëndrueshme në nivel territori.

Gjatë një konference për shtyp mbi nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor, Demo theksoi se bashkitë kanë miratuar zonat përkatëse për zbatimin e programit, duke mundësuar vijimin e procedurave në terren.

“Paketa e Maleve ka arritur në 50 bashki që kanë miratuar zonat e tyre për zbatimin e këtij programi,” u shpreh Demo.

Sipas tij, deri tani janë regjistruar rreth 9 mijë aplikime në territor.

“Deri tani numërohen rreth 9 mijë aplikime në territor. Gjithashtu, në katër bashki janë miratuar lejet zhvillimore dhe po ndiqen hapat respektivë të këtij procesi të rëndësishëm,” shtoi ministri.

Demo nënvizoi se nisma synon të nxisë zhvillimin lokal dhe investimet në zonat malore, si pjesë e politikave për forcimin e pushtetit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

EMISIONET