A do të qëndrojë Princy Harry në rezidencën mbretërore gjatë vizitës së tij në Londër për lojërat Invictus?

A do të qëndrojë Princy Harry në rezidencën

Pallati Buckingham ka deklaruar se Princi Harry nuk do të qëndrojë në pallat për një pjesë të vizitës së tij në Londër këtë javë, pavarësisht se ekipi i tij njoftoi se ai e kishte pranuar ftesën.

Duka nuk i ishte përgjigjur zyrtarisht ofertës për një rezidencë mbretërore dhe më pas u informua gjatë fundjavës se nuk mund të qëndronte më në Pallatin Buckingham.

Pallati kërkon një periudhë minimale njoftimi për të siguruar që një mysafir të mund të pritet dhe të sigurohet stafi nga Familja Mbretërore. Në këtë mënyrë ekipi i Sussex nuk kishte arritur të konfirmonte nëse do ta pranonte ftesën deri në afatin e caktuar dhe më pas kishte refuzuar.

Princi Harry po udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar për të promovuar lojërat Invictus, të cilat do të mbahen në Birmingham vitin e ardhshëm, dhe ngjarje bamirësie. Ai nuk do të shoqërohet nga  bashkëshortja e tij Meghan dhe dy fëmijët pasi u konfirmua se familjes nuk do t’i ofrohej siguri policore e financuar nga taksapaguesit.  

EMISIONET