Arbitrazhi rrezikon buxhetin, qeveria pranon situatën e vështirë


Gjyqet që shteti shqiptar ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar do të rëndojnë edhe më tej financat e qeverisë shqiptare.

Madje në prezantimin e buxhetit faktit pranohet se vendimet e arbitrazhit vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Në dokumentin e paraqitur në kuvend thuhet se ato kanë të bëjnë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar.

Vlera e Arbitrazhit e paguar nga buxheti i shtetit shqiptar për vitin 2020 arriti 33.3 milionë lekë dhe të gjitha vendimet janë përballuar nga buxheti i ministrive të linjës, të cilat kanë qenë palë e paditur.

Nga këto, 1.5 milionë lekë janë paguar nga Ministria e Infrastrukturës për likuidimin e faturave të shërbimeve juridike për mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar.

8.694 milionë lekë nga Ministria e Bujqësisë për pagesën e kostove administrative të Tribunalit dhe vlera më e lartë prej 23.1 milionë lekë është paguar nga Ministria e Financave dër pagesën e shërbimeve juridike dhe procesin e anulimit të një vendimi arbitrazhi.

Por vetëm së fundi qeveria shqiptare detyrohet të paguajë plot 110 milionë euro për biznesmenin Italian Francesko Becheti.

Kjo pasi mbyllja e televizionit Agon Channel u konsiderua e padrejtë.
Vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka përsëritur disa herë se fjala e fundit për çështjen Beketi nuk është thënë ende dhe se sipërmarrësi italian nuk do marrë asgjë nga Shqipëria, por tashmë detyrimi është kthyer në fakt

Një tjetër shumë prej 44 milionë dollarësh është humbur përballë kompanisë që do të ndërtonte autostradën Tiranë-Elbasan.

EMISIONET