4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL, 17 milionë euro dëmshpërblime në Rajon

Referuar të dhënave zyrtare të autoriteteve mbikëqyrëse në industrinë e sigurimeve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për periudhën janar-prill 2026, një në çdo pesë dëme të paguara nga industria e sigurimeve në rajon është paguar nga Grupi SIGAL.

Kjo e dhënë e rendit kompaninë si mbuluesen kryesore të dëmshpërblimeve në industrinë e sigurimeve në rajon.

Në katër muajt e parë të vitit 2026, sipas të dhënave zyrtare, SIGAL pagoi 17 milionë euro dëme për afërsisht 23 mijë raste përfituesish në sigurimet e jetës dhe jojetës. Gjatë së njëjtës periudhë, e gjithë industria e sigurimeve në rajon pagoi 95 milionë euro dëme.

Vetëm në Shqipëri, gjatë katër muajve të parë të vitit, SIGAL dëmshpërbleu mbi 7 mijë përfitues në sigurimet e jetës dhe jojetës me rreth 9 milionë euro pagesa dëmesh.

Në Maqedoninë e Veriut, Grupi SIGAL pagoi mbi 4.6 milionë euro dëme për më shumë se 5,700 përfitues në sigurimet e jetës dhe jo jetës. E shprehur në monedhën vendase, kjo shumë përkthehet në rreth 283.5 milionë denarë maqedonas.

Në Kosovë, Grupi SIGAL pagoi mbi 3.2 milionë euro dëme për më shumë se 10,300 raste në sigurimet e jetës dhe jojetës.

Në të tre vendet e rajonit, industria e sigurimeve gjatë periudhës janar-prill 2026 pagoi gjithsej 95.5 milionë euro dëme. Nga kjo shumë, 36.8 milionë euro u paguan në Maqedoninë e Veriut, 31.1 milionë euro në Shqipëri dhe 27.6 milionë euro në Kosovë.

Afërsisht një në çdo pesë dëme të paguara nga industria e sigurimeve në rajon, ose 18% e tyre, është paguar nga SIGAL Insurance Group. Rreth 23 mijë përfitues konkretë dëshmojnë vlerën e një kontrate sigurimi me SIGAL, si edhe korrektësinë dhe përpikërinë e grupit në pagesën e shpejtë dhe të saktë të dëmeve gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026.

EMISIONET