Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë të pjesshme.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve.

Karantina e pjesshme do të nisë të hënën, më 2 nëntor, përcjell Ora News.

Kjo vjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës.

Shkollat, kopshtet, bizneset me shumicë dhe pakicë do të mbeten të hapura në një pjesë të ditës, do të jetë i limituar kontakti mes njerëzve që nuk janë të së njëjtës familje.

Hotelet nuk do të lejohen të presin turistë, ndërsa u është kërkuar qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh.

Nga nisja e pandemisë, Gjermania numëron 463,419 të infektuar dhe 10,263 viktima.

Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.