Detaje të reja nga vrasja në Fier, 50-vjeçari u qëllua në prani të bashkëshortes

Publikohen detaje të reja nga vrasja që tronditi qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm.
Viktima e atentatit, 50-vjeçari Ahmet Toska, është qëlluar në rrugë, në prani të bashkëshortes së tij.
Sipas të afërmve dhe banorëve të zonës ku ndodhi vrasja, 50-vjeçari e kishte pothuajse itenerar të përditshëm daljen nga shtëpia rreth orës 06:00 dhe përcjelljen e bashkëshortes për në punë.
Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.
Gjithashtu raportohet se, Policia e Fierit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin e autorit.
"Sot rreth orës 06:00, në lagjen "Sheq i Madh" Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen "Sheq i Madh", Fier", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.