Atentat në Fier: 50 vjeçari ekzekutohet në sy të bashkëshortes, po e çonte në punë
Vrasje me armë zjarri në lagjen "Sheq i Madh" në Fier.
Siç mëson Ora News, viktimë ka mbetur shtetasi Ahmet Toska, 50 vjeç.
Sipas policisë lokale, viktima është qëlluar në rrugë, rreth orës 06:00 të ditës së sotme, nga një person ende i paidentifikuar.
"Sot rreth orës 06:00, në lagjen "Sheq i Madh" Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen "Sheq i Madh", Fier", thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja informon se viktima po shoqëronte bashkëshorten në punë. Ai është qëlluar tre herë, mes tyre dhe një plumb në kokë.
Policia e Fierit dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit. Gjithashtu ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes.
Lexo dhe: “Dëgjuam ulërimat e bashëshortes së viktimës dhe tre të shtëna. Nuk dëgjuam makinë të largohej”.
/a.r, OraNews
