Covid në Fier: 9 raste të reja, vatër e re në Patos. Dezinfektohen pallatet e rrugicat

Në 24 orët e fundit në Fier u regjistruan 9 raste te reja pozitive me Covid-19.

Kjo ka bërë që të shtohen dezinfektimet në terren. Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi.

Mësohet se pozitiv ka rezultuar nje biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, i cili gëzon shëndet të qendrueshëm. 

Ndërkohe pjesë e rasteve pozitive ka qenë një grua shtepiake, trë anëtarë të një familjeje, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshme të cilët rezultuan pozitiv me Covid në Kadastër dhe zyrat Adisa.

Gjatë ditës së djeshme mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponesh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigja e rezultatit te tyre.

Pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialistë.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit Sociale

EMISIONET