Buletini i 11 shtatorit, Italia regjistron 10 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2020, 18:08
1616 raste të reja infektimesh dhe 10 të vdekur.
Ky është bilanci i Covid-19 në Itali për 24 orët e fundit.
Një ditë më parë, vendi apenin numëronte 1597 raste të reja duke e mbajtur stabël numrin e infektimeve, ndërsa duhet theksuar se rastet e testimeve janë rritur nga 94100 dje në 98880 ditën e sotme.
Në Itali, nga nisja e pandemisë 284,796 persona janë infektuar me Covid-19, ndërsa 35597 kanë humbur jetën.
Buletini për të gjitha rajonet:

