Zgjedhësit e rremë, SHBA vë në akuzë për komplot 16 persona në Miçigan

Zgjedhësit e rremë, SHBA vë në akuzë për komplot

Dana Nessel, Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit ngre akuza për një skemë të rreme elektorale.

Prokurorja njoftoi të martën se ka ngritur akuza kundër 16 personave që nënshkruan dokumentacionin në mënyrë të rreme, duke pretenduar se Presidenti Donald Trump kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, si pjesë e një skeme për të përmbysur rezultatet.

Secili prej të pandehurve u akuzua për tetë vepra penale, duke përfshirë falsifikim dhe komplot për të kryer falsifikim, secila me një dënim të mundshëm deri në 14 vjet burg.

Kjo është hera e parë që ngrihen akuza kundër zgjedhësve të rremë në SHBA.

“16 personat e akuzuar në Michigan dyshohet se u takuan në bodrumin e selisë së Partisë Republikane të shtetit dhe nënshkruan certifikata të shumta duke pretenduar se ata ishin votuesit e zgjedhur dhe të kualifikuar për president dhe nënkryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Miçiganit.

Disa prej zgjedhësve u përpoqën të dorëzonin dokumentet e rreme në Senatin e shtetit, por u refuzuan.

Dokumentet u dërguan më vonë në Senatin e SHBA dhe në Arkivin Kombëtar me qëllimin që Zëvendëspresidenti Pence të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve, duke përdorur fletën e rreme zgjedhore”.

“Veprimet e zgjedhësve të rremë minojnë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve tona dhe jo vetëm që shkelin frymën e ligjeve që mbrojnë demokracinë tonë, por ne besojmë se gjithashtu kanë shkelur qartë ligjet me të cilat ne administrojmë zgjedhjet tona në Michigan dhe transferojmë në mënyrë paqësore pushtet në Amerikë”, njoftoi prokurorja Nessel. /BBC

EMISIONET