Zbulohet laboratori i dr*gës në Hagë/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

Zbulohet laboratori i dr*gës në Hagë/ Arrestohen 4 persona,

Banorët e dhjetëra shtëpive në një lagje të Hagës u detyruan të evakuoheshin si masë paraprake, pasi policia zbuloi një laborator për prodhimin e drogës sintetike.

Ky është evakuimi i dytë i zonës brenda 24 orëve.

Sipas disa mediave holandeze, afërsisht 150 banorëve të rrugës iu kërkua fillimisht të largoheshin, në mënyrë që ekipet e policisë të trajnuara posaçërisht të mund të hiqnin rezervuarët që përmbanin 500-750 litra materiale potencialisht të rrezikshme të vendosura jashtë laboratorit.

“Nuk është e zakonshme të zbulohen objekte të tilla në zonat e banuara”, tha një zëdhënës i policisë..

Sa i përket hetimeve të policisë për laboratorin e paligjshëm, ato çuan në arrestimin e katër burrave, të moshës 34 deri në 71 vjeç.

Sipas gazetës De Volkskrant, laboratori besohet të ketë qenë një vend për prodhimin e substancës MDMA dhe pilulave “ekstazi”.

EMISIONET