Kër*ënoi Hysni Gucatin në Facebook/ Nis gjykimi ndaj Eqrem Avdullahut për “k*nosje”

Në Gjykatën Themelore në Drenas ka nisur seanca gjyqësore ndaj Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, i cili akuzohet për veprën penale “kanosje” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Avdullahu më 3 qershor 2026, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë një koment kërcënues ndaj Gucatit, duke i shkaktuar atij frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.
Prokuroria pretendon se në një faqe në Facebook me emrin “Diaspora në Krye” ishte publikuar një fotografi e Hysni Gucatit me një shkrim që lidhej me një hetim ndaj tij, ndërsa i pandehuri, përmes profilit të tij personal, kishte komentuar me një mesazh kërcënues.
Sipas aktakuzës, ky koment ka përbërë kanosje serioze ndaj të dëmtuarit dhe ka cenuar sigurinë e tij personale.
Rasti po shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Drenas, ndërsa i akuzuari përballet me veprën penale “kanosje”.


