NDRYSHIMI I RENDIT TË DITËS SJELL DEBATE/ "Shpërthen" Berisha ndaj Peleshit: Armik i Kushtetutës dhe të drejtave të deputetëve
Me ndryshimin e rendit të ditës, kërkesë e bërë nga PS-ja, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Berisha tha se Peleshi do të mbahet mend në histori si vasali më i shpifur i Ramës, ndërsa kujtoi protestat masive që po mbahen prej 51 ditë në vendin tonë.
Ndërkohë, Peleshi e paralajmëroi se do të merrte masa ndaj tij për gjuhën e përdorur.
Berisha: Do të mbetesh në histiorinë e vendit si vasali më i shpifur i Edi Ramës si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik I procesit të integrimit të vendit. Ka një muaj që janë dorëzuar amandamentet për amendimin e ligjit, për të cilat, BE, KE, PE kërkojnë të amendohen.
Protesta më e fuqishme që nga vitet 90 kërkon të anulohet ligji. Ti me përgjegjësi personale
Peleshi: Mu drejto me etikë, nuk të drejtohem me ti. Do t’u ndërpres sa herë që shkel rregulloren, madje do të marr edhe masa për të gjithë ata që përdorin një përrua fjalësh që nuk na takon.


