Aksident në Rrugën e Kombit/ Përplasen makina me targa të Kosovës dhe kamioni, plagosen 4 persona

Aksident në Rrugën e Kombit/ Përplasen makina me targa të

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së Rubikut. Një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit janë qytetarë nga Kosova dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

EMISIONET