Bilanci tragjik nga moti i keq në Indi/ 25 të vd*kur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Bilanci tragjik nga moti i keq në Indi/ 25 të vd*kur nga

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në pjesë të ndryshme të Indisë veriore dhe verilindore.

Sipas autoriteteve lokale, shirat intensivë gjatë fundjavës kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur.

Në rajonin e Kashmirit të administruar nga India, të paktën 15 persona kanë humbur jetën në incidente të ndryshme të lidhura me reshjet e dendura në zonat Poonch, Rajouri dhe Doda. Disa persona të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur.

Në shtetin verilindor të Nagaland, rrëshqitjet e shumta të dheut kanë shkaktuar vdekjen e nëntë personave. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin edhe katër trupa nga zonat e prekura.

Ndërkohë, në shtetin Assam, një person ka humbur jetën nga përmbytjet, ndërsa më shumë se 57 mijë banorë në shtatë rrethe janë prekur nga reshjet e fuqishme.

Departamenti Meteorologjik i Indisë ka paralajmëruar se kushtet aktive të musoneve pritet të vazhdojnë edhe gjatë gjashtë deri në shtatë ditëve të ardhshme në veriperëndim, lindje dhe verilindje të vendit.

Autoritetet kanë ngritur gatishmërinë për përballimin e situatës, ndërsa frika është se numri i viktimave mund të rritet nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet.

 

 

EMISIONET