Zbarkojnë anijet ushtarake dhe avionët ushtarak në Qipro/ Shtetet e NATO-s dalin në mbrojtje

Zbarkojnë anijet ushtarake dhe avionët ushtarak në Qipro/ Shtetet

Fregata gjermane FGS Nordrhein-Westfalen ka mbërritur në portin e Limasolit, duke iu bashkuar një flote në rritje të anijeve ushtarake ndërkombëtare që janë vendosur në Qipro mes një konflikti të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Mbërritja e anijes vjen pasi zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letymbiotis, kishte thënë më parë gjatë javës se Gjermania do të ndihmonte në “masat parandaluese” që po merren për të mbrojtur ishullin, pasi u godit nga një dron i prodhimit iranian të hënën.

“Pas komunikimit që presidenti Nikos Christodoulides pati me kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz në lidhje me ndihmën gjermane në masat parandaluese që po merren, siç kanë bërë Greqia dhe Franca, sot, krerët e forcave të armatosura të të dy vendeve patën kontakt në një nivel operacional ”, tha ai.

EMISIONET