Asambleja iraniane e Ekspertëve zgjedhin liderin e ardhshëm por mbajnë 'të fshehtë' emrin e udhëheqësit pasardhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2026, 18:18

Asambleja Iraniane e Ekspertëve arriti një marrëveshje për emrin e ri pas vrasjes së Ali Khameneit.
Ajatollah Mohammad-Mahdi Mirbagheri tha se "u bënë përpjekje të mëdha për të përcaktuar udhëheqësin" dhe se u ra dakord për "një mendim vendimtar dhe unanim".
"Kandidati më i përshtatshëm, i miratuar nga shumica e Asamblesë së Ekspertëve, është përcaktuar", tha sot Mohsen Heydari, një anëtar i organit përzgjedhës, sipas agjencisë së lajmeve ISNA të Iranit.

