Von der Leyen dhe Macron vizitojnë Kinën: Të luajë rol më të madh drejt paqes në Ukrainë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron filluan vizitën e tyre 3-ditore në Kinë, ndonëse së bashku, anxhenda e tyre është e ndarë.
Presidentja e Komisionit ndodhet në Pekin për të mbrojtur interesat e 27 vendeve anëtare, ndërsa kreu francez ato të vendit të tij.
Megjithatë të dy do të priten nga presidenti kinez Xi Jinping. presidenti francez e nisi vizitën me një takim qytetarët francezë në Pekin.
Macron kërkoi që Kina të luajë një rol më të madh në gjetjen e “rrugës drejt paqes” në Ukrainë.
Macron synon që gjatë vizitës në Kinë të ndalojë ndihmën uhstarake të Pekinit për Rusinë, duke krijuar nga ana tjetër lidhje më të ngushta me një partner të rëndësishëm tregtar.
Për këtë, kreu francez nënvizoi se Europa nuk duhet të “ndahet” ekonomikisht nga Kina.
Macron: “Kina, me marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë dhe tani ka propozuar një plan paqeje. Ne e mirëpritëm, por a jemi dakord për të gjitha? Jo. Megjithatë, kjo dëshmon një vullnet për t’u angazhuar në zgjidhjen e konfliktit. Mendoj se ky dialog me Kinën është thelbësor sepse ne, europianët e Bashkimit Europian, do të gabojmë për t’ia lënë dialogun ekskluziv rusëve. Ne nuk duhet të shkëputemi, të ndahemi nga Kina. Franca do të angazhohet në mënyrë proaktive për të vazhduar të ketë një marrëdhënie tregtare me Kinën”.
Marrëdhëniet e Europës me Kinën janë përkeqësuar vitet e fundit fillimisht për shkak të bllokimit të marrëveshjes së investimeve dhe më pas refuzimit të Pekinit për të dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Pak para nisjes për në Kinë Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Joe Biden.
Në këtë telefonatë ai ka shprehur “vullnetin e Francës dhe të SHBA-së” për ta detyruar Kinën që “me ne ta përshpejtojë fundin e luftës në Ukrainë dhe të ndërtojë një paqe të qendrueshme”, mësohet nga qarqet diplomatike francize.
Ndërkohë, disa e kanë quajtur zonjën von der Leyen " policin e keq nga Brukseli ", duke pasur parasysh marrëdhëniet e saj të forta me presidentin amerikan Joe Biden dhe mbështetjen e zëshme për pozicionin e NATO-s.
Ditë përpara mbërritjes së saj, zonja von der Leyen mbajti një fjalim të formuluar duke kritikuar zotin Xi për ruajtjen e miqësisë së tij me Putinin.
Në një referencë për planin e paqes prej 12 pikash të Kinës, ajo theksoi se çdo plan që konsolidonte aneksimet ruse ishte "thjesht i pazbatueshëm".
Ajo shtyu gjithashtu konceptin e "zhdukjes së rrezikut", një version më i moderuar i idesë së SHBA-së për shkëputjen nga Kina, ku Evropa do të fliste më ashpër në diplomaci, do të diversifikonte burimet e saj tregtare dhe do të mbronte tregtinë dhe teknologjinë e saj.