Vizita historike e Xi në Phenian / Kina dhe Koreja e Veriut forcojnë "boshtin" strategjik përballë ndikimit rus në rajon

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, deklaroi gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut se Pekini synon të zgjerojë bashkëpunimin me Phenianin në fusha kyçe si bujqësia, ndërtimi, tregtia dhe teknologjia. Ai theksoi se të dy vendet duhet të forcojnë koordinimin strategjik dhe të mbrojnë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e tyre të përbashkëta.
Gjatë takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Xi bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit praktik dhe rritjen e shkëmbimeve në nivelet më të larta politike, duke e cilësuar marrëdhënien mes dy vendeve si një faktor të rëndësishëm për paqen dhe zhvillimin rajonal.
Nga ana e tij, Kim Jong Un vlerësoi vizitën e presidentit kinez si një dëshmi të fortë të lidhjeve të ngushta mes dy vendeve, duke deklaruar se marrëdhënia Kinë–Kore e Veriut mbetet “e pandashme”.
Takimi vjen në kuadër të vizitës së parë të Xi Jinping në Phenian pas shtatë vitesh dhe shihet nga analistët si një përpjekje e Kinës për të forcuar ndikimin e saj në rajon, në një kohë kur Koreja e Veriut ka afruar më shumë marrëdhëniet me Rusinë.

