Kriza në Lindjen e Mesme godet xhepat e BE-së / 47 miliardë euro më shumë për lëndë djegëse fosile, por furnizimi mbetet i sigurt

Kriza në Lindjen e Mesme godet xhepat e BE-së / 47 miliardë euro

Kostot e Bashkimit Evropian për importimin e lëndëve djegëse fosile janë rritur me 47 miliardë euro që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, duke reflektuar ndikimin e tensioneve gjeopolitike në tregjet globale të energjisë.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian deklaroi se kjo shumë përfaqëson një barrë të konsiderueshme financiare për bllokun, pa sjellë sasi shtesë energjie. Megjithatë, ajo theksoi se siguria e furnizimit nuk është cenuar dhe se vendet anëtare nuk kanë përjetuar ndërprerje në furnizimin me energji.

Sipas Komisionit, situata është menaxhuar falë diversifikimit të burimeve të energjisë, rritjes së prodhimit vendas dhe përmirësimit të efikasitetit energjetik në të gjithë BE-në.

Brukseli bëri të ditur gjithashtu se mbetet i gatshëm të ndërmarrë masa të tjera nëse zhvillimet në rajon do ta kërkojnë një gjë të tillë, ndërsa pasojat ekonomike të konfliktit vazhdojnë të ndihen në tregjet ndërkombëtare./DPA News.

EMISIONET