Berisha: Mungesa e transparencës, shkak I protestës kundër Zvënecit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar, duke e cilësuar atë si një reagim të brezit të ri.
Në një deklaratë publike, ai theksoi se kjo nuk është një protestë e zakonshme, por një lëvizje që sipas tij përfaqëson “brezin dixhital” dhe “brezin e urtësisë së inteligjencës artificiale”.
Berisha e interpretoi këtë zhvillim si një sinjal të qartë të pakënaqësisë qytetare dhe një thirrje për ndryshim në vend.
" Qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj protestës ka qenë, ne mbështesim çdo protestë dhe në këtë protestë kanë marrë pjesë pa asnjë lloj kufizimi të gjithë ata që e kanë konsideruar kauzë të drejtë për të protestuar. Përsa i përket kërkesave, unë i pashë pesë kërkesat e përfaqësuesve, kjo është protestë qytetare dhe e tillë është e vërteta e saj, e shoqërisë civile, kanë treguar një shkallë ndërgjegjësimi shumë të lartë. Është brezi dixhital, është brezi i informacionit të gjerë, brezi i urtësisë artificiale", tha Berisha.

