Plani 4‑javor “rrëzohet”/ Trump paralajmëron se operacioni në Iran mund të zgjasë deri në 6 javë

Plani 4‑javor “rrëzohet”/ Trump paralajmëron se
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të përfundojnë operacionin e tyre ushtarak në Iran, pas një serie sulmesh që, sipas tyre, kanë goditur rëndë aftësitë bërthamore, arsenalin e raketave dhe fuqinë ushtarake të Teheranit.

Lajmin e bëri publik presidenti amerikan Donald Trump përmes rrjetit social Truth Social, ku gjithashtu kritikoi aleatët perëndimorë që nuk iu bashkuan operacioneve.

Sipas raportimeve, SHBA po dërgon në rajonin e Lindjes së Mesme rreth 2,500 marinsa, anijen amfibe Boxer dhe anije shoqëruese, ndërsa Pentagoni po planifikon një operacion për të kontrolluar ishullin Kharg, ku prodhohet rreth 90% e naftës së Iranit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se misioni mund të zgjasë katër deri në gjashtë javë.

Operacioni vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ndërsa SHBA dhe Izraeli kanë intensifikuar praninë e tyre ushtarake për të siguruar kalimin e furnizimeve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

EMISIONET