Kriza energjitike në botë/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Masa për të ulur konsumin, reduktoni shpejtësinë e makinave

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka bërë thirrje për masa të menjëhershme për të ulur përdorimin e karburanteve, pas krizës së shkaktuar nga konflikti në Iran.
Transporti është sektori më i madh, duke përbërë rreth 45% të konsumit global të naftës, prandaj reduktimi i përdorimit të makinave dhe fluturimeve mund të sjellë rezultate të shpejta.
IEA sugjeron masa të thjeshta që mund të ulin konsumin, si përdorimi i transportit publik, kufizimi i shpejtësisë në rrugët e shpejta, punë nga shtëpia dhe alternimi i targave në qytete për të reduktuar trafikun.
Sipas agjencisë, subvencionet e gjera nuk janë gjithmonë efektive në situata krize, ndaj masat duhet të jenë të drejtuara dhe të shpejta.
Për të frenuar rritjen e çmimeve, disa vende kanë përdorur rezervat e tyre strategjike të naftës. Një javë më parë, IEA vendosi të hidhte në treg 426 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës për të zbutur pasojat e krizës energjetike.
Në thelb, agjencia sugjeron që ndryshimet e vogla në sjelljen e njerëzve dhe përdorimi më i zgjuar i energjisë mund të ndihmojnë menjëherë për të ulur presionin mbi çmimet e karburanteve.


