Trump konfirmon raportet se Khamenei ka vdekur: Po, janë të sakta! Kemi një ide për udhëheqjen e ardhshme të Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha në një intervistë për NBC News se beson që raportet për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, janë të sakta.
“Ne mendojmë se kjo është një histori e saktë”, tha Trump për NBC News në një intervistë telefonike, sipas një raporti në faqen e saj të internetit.
SHBA-të kanë një "ide shumë të mirë" për udhëheqjen e ardhshme në Iran, shtoi Presidenti Donald Trump të shtunën, duke pretenduar se "disa" nga udhëheqja aktuale iraniane është vrarë në sulmet e fundit.
Trump e përshkroi sulmin e fundit ushtarak amerikano-izraelit ndaj Iranit si "shumë të mirë".
Ai iu përgjigj gjithashtu pyetjejes mbi zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit dhe tha: "Po. Ne kemi një ide shumë të mirë."
Lidhur me kohëzgjatjen e sulmeve aktuale ushtarake, presidenti amerikan tha: "Në fakt, për aq kohë sa të donim ne".
"Por kjo ka bërë tashmë një dëm të tillë. Është sikur, ata janë të paaftë", shtoi ai.

