Tronditëse/ Nëna vret 3 fëmijët, ulërimat e babait

Tronditëse/  Nëna vret 3 fëmijët, ulërimat e babait

Një ngjarje tronditëse po transmetohet në mediet britanike.

Një nënë ka vrarë 3 fëmijët e sja, disa ditë pasi familja ishte shpërngulur në Zelandën e Re.

Familja ishte shpërngulur nga Afrika e Jugut në  Zelandën e Re vetëm disa ditë më parë.

Pasi përfunduan karantinën  14-ditore, ata shkuan në shtëpinë e tyre të re në qytetin e Timaro.

Mbrëmjen e së enjtes (16 shtator) , teksa Graham Dickasson u kthye nga puna, e gjeti veten para një pamjeje  tragjike.

Tre vajzat e tij, binjaket 2-vjeçare Carla dhe Maya dhe 6-vjeçarja Lian,  kishin vdekur.

Autorja i vrasjes së trefishtë është 40-vjeçarja, nëna e tre vajzave, Lauren.

Lauren, sipas Daily Mail, u paraqit në gjykatë ku u akuzua për vrasje të trefishtë.

Tronditëse/  Nëna vret 3 fëmijët, ulërimat e babait
Çifti me tre fëmijët e tyre

Ajo heshti gjatë gjithë proceseve gjyqësore  dhe më pas u dërgua në një klinikë psikiatrike ku do të qëndrojë deri në paraqitjen e saj të radhës, më 5 tetor.

Për shkak të legjislacionit vendas, shkaku i vdekjes së 3 vajzave nuk është publikuar.

Ulërimat e babait kur pa tre fëmijët e tij të vdekur

Fqinjët e familjes përshkruan atë që ndodhi në mënyrë dramatike pasi babai i tre vajzave u kthye në shtëpi të enjten mbrëma. "Si mund të jetë e vërtetë?" bërtiste babai, sipas një fqinjëve.

"Zhurma e parë që dëgjuam ishte dikush duke qarë dhe më pas dëgjuam një zhurmë të fortë sikur dikush po mbyllte një derë," tha fqinji i familjes Jade Welley .

"Ne pamë dikë përmes gardhit tonë që qante."

“E pyetëm nëse ishte mirë. Ai nuk na u përgjigj, ai bërtiste dhe qante," tha Cooper.

Tronditëse/  Nëna vret 3 fëmijët, ulërimat e babait
Tre vajzat e vogla fatkeqe kur mbërritën në Zelandën e Re më 30 gusht

“Jemi në gjendje shoku”, thotë gjyshja e vajzave.

Gjyshja e vajzave tha se familja ende po përpiqej të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

"Ata i donin fëmijët e tyre ..."

Një ish -fqinj i familjes në Afrikën e Jugut, i cili nuk donte të përmendet, tha se çifti ishte thellësisht mirënjohës për ardhjen e fëmijëve të tyre në botë.

"Ata ishin të lumtur që i kishin sepse Lauren kishte bërë shumë  përpjekje për të mbetur shtatzënë dhe kur ajo kishte lindur dhe fëmijët ishin absolutisht të lumtur," tha ajo.

EMISIONET