Makina del nga rruga në aksin Burrel-Ulëz, të plagosurit transportohen drejt Tiranës

Gjashtë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Burrel-Ulëz.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, ku shtetasi me iniciale Z. Ç., duke drejtuar automjetin,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili mësohet se po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës." - njofton policia. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Makina del nga rruga në aksin Burrel-Ulëz, të plagosurit
Gropa ku ka rënë makina
Makina del nga rruga në aksin Burrel-Ulëz, të plagosurit
Gropa ku ka rënë makina
Makina del nga rruga në aksin Burrel-Ulëz, të plagosurit
Makina e aksidentuar

EMISIONET