TENSIONE BRENDA XHAMISË! Reagojnë kundër vizitës së Kryeministrit australian! Anthony Albanese akuzohet si mbështetës i gjenocidit në Gaza

Kryeministri australian Anthony Albanese është përballur më një moment tensioni gjatë një vizite në xhaminë më të madhe në Sydney. Kjo e fundit u shoqërua me protesta dhe thirrje për tu larguar nga selia e shenjtë.

TENSIONE BRENDA XHAMISË! Reagojnë kundër vizitës së

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, është përballur me reagime të ashpra dhe thirrje kundërshtuese gjatë një vizite në një xhami në Sydney, ku po zhvilloheshin lutjet për fundin e muajit të shenjtë të Ramadan.

Albanese, së bashku me ministrin e Brendshëm Tony Burke, morën pjesë në ceremoninë në xhaminë Lakemba, një nga më të mëdhatë në Australi, pas një ftese nga drejtuesit e komunitetit.

Megjithatë, gjatë aktivitetit, disa pjesëmarrës e akuzuan kryeministrin si “mbështetës të gjenocidit”, duke bërtitur kundër tij dhe duke kërkuar largimin e tij nga ambienti.

Incidenti ndodh në një klimë të tensionuar, ku një pjesë e komunitetit mysliman në Australi shpreh pakënaqësi ndaj qëndrimit të qeverisë për konfliktin në Gazë dhe rritjen e rasteve të islamofobisë në vend.

Pas përfundimit të fjalimeve, Albanese u largua nga xhamia mes turmës, ndërsa disa persona vazhduan të protestonin me thirrje kritike.

Megjithatë, organizata Lebanese Muslim Association, që administron xhaminë, deklaroi se kryeministri ishte i mirëpritur dhe se angazhimi me liderët politikë është i rëndësishëm për të përfaqësuar shqetësimet e komunitetit.

Në një reagim për mediat, Albanese theksoi se shumica e pjesëmarrësve e kishin pritur pozitivisht, duke e cilësuar incidentin si të shkaktuar nga një grup i vogël.

Ai shtoi gjithashtu se reagimet mund të lidhen me vendimet e fundit të qeverisë për të ndaluar organizatat që i cilëson si ekstremiste.

EMISIONET