Kurti tregon cili është dëshpërimi i dyfishtë i Serbinë, flet edhe për ngritjen e çmimit të naftës

Kurti tregon cili është dëshpërimi i dyfishtë i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësia Islame e Kosovës, ku gjatë një bisede me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, ka diskutuar mbi sfidat aktuale.

Kurti tha se gjatë kësaj pranvere vendi përballet me dy sfida në planin e përgjegjshëm.

“Provokimet rreth kufirit po shtohen. Përshtypja jonë është që vjen nga dy dëshmime. I pari është që nuk kanë një strukturë të brendshme.

E dyta është se e kanë kuptuar se nuk mund ta mbajnë peng krejt rajonin për integrime në Bashkimin Evropian. Pra Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po thotë kush dëshiron të vijë do t’i krijohen shanset, por duhet t’i bëhen detyrat e shtëpisë.

Kush nuk dëshiron të vijë nuk mund t’i pengojë të tjerët dhe kjo i ka acaruar shumë serbët sepse ata e kanë pas privilegjin që pa neve nuk mund të shkonin askund. Kjo është një dëshpërim i dyfishtë”, tha ai.

Ai u ndal edhe te ngritja e çmimit të naftës. Në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e stabilitetit shoqëror.

EMISIONET