Shisnin a*më, ekspl*zivë dhe municion l*ftarak/ Gjykata lë në burg pa afat 4 të arrestuarit e grupit kr*minal, në kërkim edhe dy të tjerë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Fabian Zakon, Kristaq Bibën, Elsaed Maqinajn dhe Marsel Varkën. Ata u arrestuan një ditë më parë në kuadër të operacionit “Rrjeti”, pasi merreshin me shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municioneve në Tiranë.
Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe Kevin Vila dhe Bledar Avdillari. Gjatë operacionit të zhvilluar, të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan 4 pistoleta dhe 3 kallashnikovë, me vlerë nga 1.500 deri në 2.500 euro, si dhe telefona celularë, municione dhe sende të tjera.
Grupi i goditur nga forcat policore është vazhdim i hetimeve të operacioneve të zhvilluara më parë, të cilat në atë kohë çuan në arrestimin e Donati Jakut, Urim Metës, Klodian Mustafës, Ligor Mehmetit dhe Florian Gjetës, të gjithë pjesë e të njëjtit grup.
Sipas raportimeve të policisë, gjatë periudhës hetimore të veprimtarisë kriminale të këtij grupi janë arrestuar gjithsej 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë, 4 kallëpe tritoli, 4 automjete, sasi e madhe municionesh, si dhe 13 telefona celularë. Zonat më të frekuentuara nga autorët për shitjen e armëve dhe zhvillimin e veprimtarive të tyre kriminale kanë qenë Alliasi dhe Fresku.

