Stuhi e madhe bore godet qytetin arktik të Rusisë

Stuhi e madhe bore godet qytetin arktik të Rusisë

Një stuhi e madhe dëbore goditi qytetin arktik të Rusisë, Norilsk, të shtunën, duke ndërprerë trafikun dhe duke shkaktuar vonesa të fluturimeve.

Qyteti më verior në botë ndodhet në Siberinë lindore, 300 kilometra në veri të Rrethit Arktik dhe ka më shumë se 180,000 banorë.

Moti i keq ka shkaktuar shumë ndërprerje, duke përfshirë ndërprerje të trafikut të makinave, mbyllje të rrugëve dhe vonesa të fluturimeve.

Në zonat e banuara janë grumbulluar “mure” dëbore të larta deri në disa metra. Dukshmëria ishte më pak se pesë metra, raportoi Associated Press. 

EMISIONET