Shoferi humb vetëdijen në timon, makina ecën 25 km në autostradë, si u ndalua nga policia

Shoferi humb vetëdijen në timon, makina ecën  25 km në

Një makinë me një shofer, i cli kishte humbu vetëdijen, ka përshkuar mbi 25 kilometra nëpër autostradë para se policia të arrinte ta ndalte.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat belge, makina kishte ndezur sistemin për programimin e shpejtësisë dhe korsisë nëpër të cilën lëvizte, ndërkohë duart e shoferit kishin mbetur mbi butonin dhe sistemi kështu kishte mbetur aktiv.

Incidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën E314 në pjesën veriore të Belgjikës.

Kanë qenë drejtuesit e mjeteve që lëviznin në autostradë, të cilët kanë vërejtur se makina Renault Clio lëvizte majtas-djathtas brenda shiritit të trafikut dhe kanë njoftuar policinë, shkruajnë mediat belge. 

Policia ka konstatuar se në timon ishte një person pa ndjenja dhe ka tentuar të ndalojë mjetin. Shoferi pa ndjenja u dërgua në spital, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

EMISIONET